Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Ganës, e vlefshme për Kupën e Botës 2026, me rezultatin e bardhë 0:0.
Pavarësisht mungesës së golave, kombëtarja angleze ishte dukshëm skuadra më e mirë në fushë gjatë 45 minutave të para. “Tre Luanët” kontrolluan posedimin e topit, krijuan disa raste dhe ushtruan presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen ganeze.
Megjithatë, mungesa e konkretizimit para portës bëri që Anglia të mos arrijë të gjejë rrugën e golit, ndërsa Gana u përqendrua kryesisht në mbrojtje.
Mbetet të shihet nëse dominimi i anglezëve do të shpërblehet me gola në pjesën e dytë, ndërsa Gana synon të ruajë disiplinën dhe të befasojë kundërshtarin.
/GazetaBlic Sport/


