Sporti

Vdes nëna e Didier Deschamps, trajneri kthehet në Francë pranë familjes

06/23/2026 21:52
nga:Mergim Rreci

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, ka humbur sot nënën e tij, një lajm i dhimbshëm që ka prekur familjen dhe të afërmit e tij.

Për shkak të kësaj humbjeje të rëndë, tekniku i “Gjelave” do të rikthehet për disa ditë në Francë, për të qenë pranë familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga bota e futbollit dhe sportit, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për Deschamps dhe familjen e tij.

Kujtojmë që trajneri francez ishte i angazhuar me ‘Gjelat’ në Kupën e Botës.

/GazetaBlic Sport/