Moti i keq pasditen e së martës ka shkaktuar dëme në disa rajone të Kosovës.
Erërat e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe një qytetari nga Fushë Kosova.
Sipas pamjeve shihet se në një objekt në Fushë Kosovë, janë thyer xhamat dhe është dëmtuar muri.
Deri më tash, përveç dëmeve, nuk raprtohet për ndonjë të lënduar./klankosova


