Sporti

Franca në epërsi pas 45 minutave të parë ndaj Irakut

06/22/2026 23:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes mes Francës dhe Irakut në Kupën e Botës 2026, me francezët që kryesojnë 1-0.

Golin e vetëm të pjesës së parë e realizoi Kylian Mbappé, i cili shfrytëzoi rastin e tij për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Francës.

“Gjelat” dominuan lojën gjatë 45 minutave të para, duke kontrolluar posedimin dhe duke krijuar më shumë raste për shënim, ndërsa Iraku u fokusua kryesisht në mbrojtje.

/GazetaBlic Sport/