Lionel Messi është pranë tre rekordeve historike në Kupën e Botës 2026, pasi realizoi tregolësh në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë.
Me 16 gola në finalet e Botërorit, ai ka barazuar rekordin e Miroslav Kloses dhe një gol ndaj Austrisë do ta bënte golashënuesin më të mirë në histori.
Po ashtu, Messi ka arritur 16 fitore në Kupën e Botës, duke barazuar sërish Klosen, ndërsa një sukses tjetër do ta vendoste i vetëm në krye të këtij rekordi.
Argjentinasi është gjithashtu vetëm një gol larg rekordit për më shumë gola të shënuar nga jashtë zonës në historinë e turneut. Aktualisht ai ka pesë të tillë, po aq sa legjenda braziliane Rivelinho.
Ndeshja e sotme ndaj Austrisë i jep Messit mundësinë të shkruajë një tjetër kapitull të artë në historinë e futbollit.
/GazetaBlic Sport/


