Sporti

Zyrtare: Federata e Futbollit të Italisë zgjedh presidentin e ri

06/22/2026 15:48
nga:Genita C

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka zgjedhur presidentin e ri, me Giovanni Malagon që ka fituar garën ndaj Giancarlo Abetes për të marrë drejtimin e futbollit italian.

Malago do të pasojë në këtë detyrë Gabriele Gravinën, duke marrë zyrtarisht drejtimin e një prej federatave më të rëndësishme në futbollin evropian.

Pas zgjedhjes, presidenti i ri shprehu emocionet e tij për përgjegjësinë që ka marrë përsipër.

“Me emocion të thellë e marr këtë përgjegjësi. I vetëm nuk mund të bëj asgjë, por së bashku me ju mund të bëj gjithçka”, deklaroi Malago.

Zgjedhja e tij vjen në një periudhë të rëndësishme për futbollin italian, me pritshmëri të mëdha për zhvillimin e kampionateve vendore, forcimin e ekipeve kombëtare dhe rritjen e rolit të Italisë në arenën ndërkombëtare.