Lajme

Reuters: Bisedimet Iran-ShBA në Zvicër në pauzë, por jo të përfunduara

06/21/2026 20:35
nga:Genita C

Një burim iranian për agjencinë e lajmeve Reuters ka thënë se bisedimet midis Iranit dhe ShBA-së në Zvicër janë ndërprerë, por nuk kanë mbaruar.

Delegacioni iranian ka reaguar me zemërim ndaj kërcënimeve të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe thuhet se është larguar nga vendi i takimit në shenjë proteste, raporton Sky News.

Një anëtar i ekipit negociator iranian tha gjithashtu se nëse lufta në Liban nuk mbaron, nuk do të ketë negociata për tema të tjera.