Lajme

Haziri: Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën

06/21/2026 17:43
nga:Genita C

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi partiak dhe institucional është e vetmja mënyrë për të dalë nga krizat politike dhe për t’i dhënë stabilitet Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se vendi ka nevojë për një agjendë të qartë zhvillimore dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku prioritet duhet të jenë programi dhe strategjia shtetërore, e jo ndarja e posteve institucionale.

Haziri theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit të brendshëm Kosova mund të ruajë rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon dhe të forcojë funksionimin demokratik të shtetit.

Postimi i plotë:

Faleminderit për secilin qytetar që i qëndroi besnik LDK-së dhe ruajti besimin për të më zgjedhur njërin nga 18 përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përulësisht falënderoj Anamoravën për mbështetjen e pandërprerë ndaj shtëpisë sonë politike.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit.

Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës.

Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!

Republika, mbi të gjithë