Lajme

Kurti në Gjonaj: Sporti dhe kujtesa historike forcojnë shoqërinë

06/21/2026 17:38
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në natën finale të turneut tradicional të futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit” në Gjonaj, raporton GazetaBlic.

Ai vlerësoi organizime të tilla si akt kujtese dhe mirënjohjeje për sakrificat e brezave të kaluar, duke theksuar se ato ndihmojnë në ruajtjen e vlerave shoqërore dhe edukimin e të rinjve.

Kurti tha se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sportin, veçanërisht futbollin, përmes Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, duke synuar promovimin e jetës së shëndetshme dhe angazhimit të rinisë në aktivitete sportive.