Sporti

Roy Keane tallet me partneret e futbollistëve: E dimë me kë jeni martuar

06/20/2026 18:07
nga:Mergim Rreci

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka shkaktuar debat me komentet e tij rreth partnereve të futbollistëve gjatë Kupës së Botës.

Duke folur për fenomenin e njohur të WAG-ve (bashkëshorteve dhe partnereve të lojtarëve), Keane kritikoi zakonin e tyre për të veshur fanella me emrin e partnerit në shpinë gjatë ndeshjeve, transmeton GazetaBlic Sport.

“Fëmijët është në rregull, por gratë dhe partneret që veshin fanellat e tyre? Uau”, tha Keane.

Irlandezi vazhdoi me një koment thumbues, duke vënë në dyshim nevojën për një gjest të tillë.

“Një vit më vonë shumica prej tyre janë të ndarë. Ne e dimë me kë jeni martuar”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/