Sporti

Holanda – Suedia, formacionet zyrtare

06/20/2026 17:44
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Suedisë do të përballen sonte nga ora 19:00 në një nga ndeshjet më interesante të Grupit F në Kupën e Botës 2026.

Holanda barazoi 2:2 ndaj Japonisë në ndeshjen e parë, ndërsa Suedia tregoi forcën e saj duke mposhtur 5:1 Tunizinë.

Përballja e sotme pritet të ketë peshë të madhe në garën për vendet e para të grupit dhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Holanda synon të shfrytëzojë cilësinë dhe eksperiencën e saj në turne të mëdhenj, ndërsa suedezët kërkojnë të vazhdojnë formën mbresëlënëse të treguar në ndeshjen hapëse.

Ja formacionet zyrtare:

 

/GazetaBlic Sport/