Sporti

Dalot flet për Ronaldon: Kritikat janë pjesë e lojës, ai mbetet gjithmonë i gatshëm të ndihmojë

06/20/2026 17:04
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Portugalisë, Diogo Dalot, ka folur për mënyrën se si Cristiano Ronaldo përballet me kritikat, duke theksuar se sulmuesi legjendar vazhdon të ruajë të njëjtin vetëbesim dhe përkushtim ndaj kombëtares.

Në një deklaratë për mediat, Dalot u shpreh se Ronaldo e konsideron kritikën si një pjesë normale të futbollit dhe se kjo nuk ndikon në mentalitetin e tij.

“Cristiano njihet për aftësinë e tij për t’u përballur me kritikat. Ajo që ai përcjell është se këto kritika janë pjesë e lojës”, tha Dalot.

Sipas mbrojtësit portugez, vetëbesimi i Ronaldos ka mbetur i pandryshuar pavarësisht viteve dhe presionit që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij.

“Vetëbesimi që ai shfaq gjithmonë ka mbetur i njëjtë. Për sa kohë që përfaqëson kombëtaren, ai do të vazhdojë ta ketë këtë aftësi dhe do të jetë i gatshëm të ndihmojë”, shtoi ai.

Fjalët e Dalot vijnë në një kohë kur Ronaldo vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara tek Portugalia, sidomos pas deklaratave të fundit nga bashkëlojtarët e tij.

/GazetaBlic Sport/