Lajme

Osmani falënderon strukturat e LDK-së në kryeqytet: Jemi mirënjohës pafund

06/19/2026 22:30
nga:L J

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar strukturat e degës së tretë dhe të katërt të LDK-së në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se është mirënjohëse për mundin dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në rrethana jo të lehta.

“Takime falenderuese me strukturat e degës së tretë dhe të katërt të LDK-së në Prishtinë. Jemi mirënjohës pafund për mundin dhe angazhimin e palodhshëm në rrethana jo të lehta.”- ka shkruar Osmani.