Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara do të zbresë sonte në fushë përballë Australisë pa yllin e saj kryesor, Christian Pulisic.
Trajneri Mauricio Pochettino ka konfirmuar se kapiteni amerikan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Grupit D për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.
Pulisic kishte pësuar shqetësime fizike gjatë fitores 4-1 ndaj Paraguait në ndeshjen hapëse të Botërorit dhe që nga ajo kohë ishte stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Edhe pse kishte shpresa për rikuperimin e tij në kohë, stafi mjekësor dhe teknik vendosën të mos rrezikonin me aktivizimin e sulmuesit 27-vjeçar.
Mungesa e Pulisic përbën një goditje të madhe për amerikanët, pasi ai konsiderohet lideri i ekipit dhe një nga lojtarët më vendimtarë në repartin ofensiv.
/GazetaBlic Sport/


