Lajme

Sinjalet e Lutfi Hazirit për bashkëpunim me VV’në, Adnan Rrustemi e vë në pikëpyetje unitetin e LDK: Uroj të jetë qëndrim i tyre

06/18/2026 22:55
nga:G B

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, komentoi në Pressing në T7 deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili një natë më parë dha sinjale në Pressing për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në. Siç tha ai, për t’ia kthyer vendit normalitetin dhe stabilitetin.

Rrustemi, uroi që qëndrimi i Hazirit të jetë edhe qëndrim i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Uroj që ka reflektim nga procesi zgjedhor, dhe shpresoj që qëndrimi i tij është edhe qëndrim i LDK-së”, tha Rrustemi në Pressing.

“Kemi pas 25 qëndrime për të njëjtën cështje”, tha Rrustemi, referuar herëve të kaluara për “bashkëpunimin e mundshëm me LDK-në”.

“E ka vështirësu procesin”, sipas tij.

“Uroj që ka reflektu LDK dhe shpresoj që është qëndrim i LDK-së”, tha ai.