Zvicra dhe Bosnja e Hercegovina kanë shkuar në pushim me rezultat të bardhë 0:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Helvetikët ishin skuadra më e mirë gjatë 45 minutave të para, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke krijuar më shumë raste për shënim. Megjithatë, mbrojtja boshnjake dhe portieri i saj arritën të neutralizojnë çdo tentativë të zviceranëve.
Bosnja u përqendrua kryesisht në mbrojtje dhe kundërsulme, duke ia dalë të ruajë portën e paprekur pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga kundërshtari.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


