Lajme

Zogaj u reagon atyre që po i kërkojnë llogari për rezultatin Abdixhikut: Deklarata të kota

06/18/2026 21:00
nga:L J

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për siç thotë “ngutia e disave me deklarata te kota, kur vetëm tre muaj më parë LDK mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku u votua qartë për drejtimin e partisë”.

Ai thekson se “vitin e ardhshëm i kemi zgjedhjet e rregullta të brendshme, ku secili që ka ambicie, ide apo vizion tjetër, e ka derën e hapur të kandidojë dhe ta kërkojë besimin e anëtarësisë. Kjo është demokracia që e kemi ndërtuar ndër vite”.

“LDK nuk ndërtohet me emocione të ditës. LDK është institucion politik me traditë, me statut dhe me rregulla që duhet t’i respektojmë të gjithë”, thekson ai.