Çekia e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh minimal 1-0 ndaj Afrikës së Jugut, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë.
Goli i vetëm i 45 minutave të para u realizua nga Michał Sadílek, i cili i dha epërsinë skuadrës çeke në një moment të rëndësishëm të takimit.
Pas golit, Çekia ka kontrolluar më mirë lojën dhe ka menaxhuar avantazhin, ndërsa Afrika e Jugut ka tentuar të reagojë me kundërsulme, por pa arritur të gjejë rrugën drejt portës.
/GazetaBlic Sport/


