Sporti

Drama vazhdon te Brazili, Neymar mbetet jashtë edhe për përballjen me Haitin

06/18/2026 17:49
nga:Mergim Rreci

Një lajm jo i mirë ka ardhur për tifozët e Brazilit para ndeshjes së rëndësishme ndaj Haitit.

Superylli brazilian, Neymar, nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për këtë përballje dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën, transmeton GazetaBlic Sport.

Çështja e tij po kthehet tashmë në një situatë shumë serioze, duke pasur parasysh faktin që edhe ftesa e tij nga trajneri Ancelotti ishte përcjellur me shumë polemika.

Tifozët shpresojnë që Neymar të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme, ku prania e tij mund të jetë e rëndësishme së paku në aspektin motivues për futbollistët.

/GazetaBlic Sport/