Anësori i Milanit, Rafael Leao, ka folur për spekulimet rreth të ardhmes së tij në klub, pas emërimit të Ruben Amorim si trajner i ri i Rossonerëve.
Portugezi këmbënguli se fokusi i tij i plotë mbetet në Kupën e Botës dhe në ndihmën e ekipit të tij kombëtar, duke shtuar se çdo vendim në lidhje me të ardhmen e tij në klub do të merret pas turneut.
“Tani për tani, po mendoj vetëm për Kupën e Botës dhe se si mund ta ndihmoj ekipin kombëtar të Portugalisë. Do të mendoj për të ardhmen time në klub sapo të mbarojë Kupa e Botës”, tha Leao për Sky Sport Italia.
Raportet e fundit e kanë lidhur 27-vjeçarin me një largim të mundshëm nga Milani këtë verë.
/GazetaBlic Sport


