Trajneri i Uzbekistanit, Fabio Cannavaro, arriti një moment historik gjatë ndeshjes hapëse të fazës së grupeve të Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Kolumbisë.
Cannavaro është bërë zyrtarisht vetëm personi i katërt në historinë e futbollit që ka fituar Topin e Artë prestigjioz dhe ka marrë pjesë në Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner kryesor, shkruan Tribuna, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai i bashkohet një liste elitare ku më parë përfshiheshin vetëm Franz Beckenbauer, Oleh Blokhin dhe Marco van Basten.
Ish-mbrojtësi 52-vjeçar, i cili e udhëhoqi Italinë në lavdinë e Kupës së Botës dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2006, kurse tani aktualisht po udhëheq Uzbekistanin në Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport


