Sporti

Mesfushori i Kongos: Nuk kishim ndonjë plan për ta ndalur Ronaldon, ai nuk është më si dikur!

06/18/2026 09:58
nga:L J

Kombëtarja portugeze luajti dobët në hapjen e Kupës së Botës – të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, ata barazuan 1:1 me ekipin kombëtar të Kongos.

Ngalayel Mukau, mesfushori i Kongos tha se nuk ishte e vështirë të luhej ndaj CR7.

“Nuk kishim ndonjë plan për ta ndalur Ronaldon. E dimë që ai nuk është më ai që ishte dikur. Tani është pak më i vjetër. Është ende një nga më të mirët dhe unë e respektoj shumë”, tha Ngalayel Mukau.

/GazetaBlic Sport