Lajme

Krasniqi pas rezultatit zgjedhor- ‘LDK është më e madhe se çdo interes personal, duhet përgjegjësi’

06/18/2026 09:54
nga:Y I

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar rezultatin zgjedhor të LDK-së.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se rezultati i arritur prej 13 në 16% është shumë dobët.

“Na u tha se “bashkimi i madh” do ta kthente fitoren në realitet. Ndërkohë, në terren u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që e kanë mbajtur partinë në ditët më të vështira dhe u ushqye ideja se disa janë më të rëndësishëm se të tjerët. Mbi të gjitha i lënduat ata që qëndruan fuqishëm për dekada me radhë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se në politikë matesh me votë dhe se kur vota nuk e konfirmon premtimin atëherë duhet përgjegjësi.

“Reforma nuk fillon nga poshtë. Reforma fillon nga lart.Nuk mund të kërkosh besim duke u sjellë si gjithçka është në rregull. Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe rugovist edhe argat deri para disa muajsh i atyre që e shajtën ndër vite. Nuk mund të qëndrosh në LDK me identitet të paqartë deri dje e sot të kërkosh besnikëri pa kushte” ka shkruar ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në reagimin e saj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: