Albulena Haxhiu ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit, pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave, raporton GazetaBlic.
Përmes një reagimi publik, ajo shprehu mirënjohje për votuesit, mërgatën dhe aktivistët që kontribuuan gjatë fushatës, duke theksuar se besimi i qytetarëve përbën njëkohësisht forcë dhe përgjegjësi.
Haxhiu tha se mbështetja e marrë i obligon të punojnë më shumë, më drejt dhe më afër çdo qytetari në të ardhmen.


