Lajme

Përparim Rama: “Nuk më ndalni me kërcënime e shantazhe”, paralajmëron padi ndaj Dejona Mihajlit

06/17/2026 21:07
nga:L J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ashpërsuar gjuhën ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke paralajmëruar se do të ngrejë padi për shpifje ndaj saj.

Në një reagim publik, Rama tha se deklaratat e Mihalit përbëjnë ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës, duke e lidhur atë me sulme të vazhdueshme politike dhe personale kundër kundërshtarëve të pushtetit.

Kryetari i Prishtinës tha se nuk do të tërhiqet nga kritikat ndaj pushtetit, pavarësisht, siç u shpreh ai, kërcënimeve dhe përpjekjeve për ta heshtur.

Në reagimin e tij, Rama akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po promovon një mentalitet totalitar, ku çdo zë kritik synohet të diskreditohet dhe të largohet nga debati publik.

Sipas tij, partia në pushtet ka punuar prej vitesh për të zhvlerësuar luftën çlirimtare, figurat e saj dhe familjet e dëshmorëve, duke krijuar hapësirë për kultin e individit.

 

 

I akuzoi për humbjen e jetëve në autostradë, Mihaili me gjuhë të rëndë ndaj Ramës: Narkotikun si e merr