Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas postimit të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, i cili njoftoi sot se kanë përkrahur operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram.
Sipas Muratit, Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nëshkruar në lidhje me këtë çështje, “është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”.
Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin veprime.
“Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”, ka shkruar Murati.


