Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar amandamentin e Parlamentit Evropian për Zvërnecin.
Ai është shprehur në një postim në Facebook, se ose është çmendur ose diçka nuk shkon me ata që nisën protestën.
“Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!”, ka shkruar Rama.


