Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi po afrohet fundi i numërimit të votave nga diaspora.
Muharremi e ka cilësuar si të ‘turpshëm’ rezultatin e PDK-së dhe LDK-së.
Reagimi i plotë:
Rezultat i turpshëm i PDK dhe LDK në diasporë
Paska ecë LVV prej 42.9% me vota të banorëve të Kosovës në 47% me vota të diasporës.
Kjo është një rritje e ndjeshme dhe ka pasur ndikim edhe në rritjen e ulëseve.
Aktualisht në KQZ me 96,67% e votave të numëruara LVV po figuron me 53 ulëse.
Nga rreth 48 në fillim, shkoi në 53, një sukses i madh elektoral dhe e nënvlerëson “rënien” e LVV-së, edhe pse ajo është larg qëllimeve të veta me 60% apo 70% dhe megjithatë ka rënie.
Njeriu supozon që partitë tjera kanë punu më shumë në diasporë
LVV i paska 76,506 vota nga diaspora (18,789 apo 83.28% në përfaqësitë diplomatike + 57,717 dhe 73% me postë).
Dy partitë tjera kryesore opozitare?
LDK 1,490 te ambasadat dhe 9,502 me postë, gjithsej 10,992 vota. Ndërsa PDK 1,608 te ambasadat dhe 6,529 me postë, gjithsej 8,137 vota.
LVV: 76,506
LDK: 10,992
PDK: 8,137
Kjo i bie (edhe pse nuk janë krejt finale, por rezultati nuk do të ndryshojë shumë sepse janë mbi 90% të numëruara) se LVV i ka fitu 79.99%, ndërsa LDK 11.49% e PDK vetëm 8.51%.
Një dominim absolut i LVV-së, që gjithashtu duhet me shërby si alarm për ndryshime dramatike te dy partitë tjera në diasporë, por edhe në nivel vendi.


