Lajme

Mihali i kundërpërgjigjet Lushtakut: Për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

06/16/2026 21:48
nga:L J

Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut, i cili ngriti dyshime mbi angazhimin e saj në Kosovë.

Mihali i ka thënë Lushtakut se “për 1 vit që ka mbajtur armën në krah”, i ka dhënë vetes të drejtën “me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet”.

“Çka me thënë njeriu për ty? Faqja e zezë. Ngado plaçk, haraç, dhunë, gangsterllëk, budallallëk, pisllëk”, ka shkruar Mihali.

 

Sami Lushtaku- Dejona Mihalit pasi e përmendi sot: Kush të ka sjellë në Kosovë, shërbimi grek, serb apo rus?