Trajneri i Roberto Martinez do të largohet nga drejtimi i Portugalisë pas përfundimit të Kupës së Botës, pavarësisht rezultatit të skuadrës në turne.
Sipas vendimit të tij, Martinez nuk do ta rinovojë kontratën aktuale, e cila skadon menjëherë pas përfundimit të kampionatit botëror. Kjo nënkupton se ky turne do të jetë i fundit për të në krye të Portugalisë.
Vendimi për t’u larguar është marrë tashmë dhe nuk do të ndikohet nga performanca në Botëror.
Ky zhvillim hap një kapitull të ri për Portugalinë pas turneut, ndërsa fokusi i menjëhershëm mbetet tek suksesi në Kupën e Botës dhe mbyllja e kësaj aventure me histori.
/GazetaBlic Sport/


