Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës në një nga lagjet e Prizrenit.
Më herët u raportua se dyshohet që cak i kësaj ngjarje ka qenë avokati Betim Kadolli.
Klankosova ka kontaktuar me të për të marrë informacione lidhur me rastin.
Kadolli tha se mjeti shpërthyes u hodh në pronën e fqinjit, e cila është në kufi me parcelën e tij.
“Mjeti shpërthyes ka rënë në pronën e fqinjit tim, e cila është në afërsi, kufij me parcelën time. Si pasojë e një shpërthimi mua më është dëntuar vetura, mu ka djegë. Më shumë nuk di. Po i presim hetimet”, deklaroi Kadolli.
“Nuk kam pasur asgjë të keqe me askënd. As nuk kam pasur kërcënime, as asgjë”, shtoi ai.
Avokati mohoi të ketë qenë cak i sulmit.
Tronditet Prizreni: Bombë në shtëpinë e avokatit Betim Kadolli, shpërthimi zgjon lagjen pas mesnate


