Sporti

Ky është kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve

06/16/2026 16:16
nga:Mergim Rreci

Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka mësuar kundërshtarin e saj për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas shortit të hedhur nga UEFA në Nyon të Zvicrës, skuadra gjilanase do të përballet me Kauno Zalgiris në sfidën e parë drejt ëndrrës evropiane.

Drita hyn në këtë edicion si kampione e Kosovës dhe me ambicie të mëdha pas paraqitjeve historike në garat evropiane gjatë sezoneve të fundit.

Bardhekaltërit synojnë të kalojnë pengesën e parë dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt fazave të mëtejshme të kompeticionit më prestigjioz për klube në Evropë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Lituani, kurse ndeshja kthyese në Kosovë.

/GazetaBlic Sport/