Ish-deputeti dhe ish-zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Gani Dreshaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë paqësore më 16 qershor 2026 në Berlin, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet pranë objektit Theater Aufbau Kreuzberg (TAK) / Club Prince Charles, me qëllim që të shprehen kërkesat për demokraci, transparencë dhe liri të fjalës.
Në njoftim thuhet se tubimi do të jetë paqësor, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin provokimet, fyerjet dhe çdo formë dhune.
Në emër të organizatorëve ai ka ftuar bashkatdhetarët të marrin me vete flamuj dhe mesazhe, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë për të përcjellë zërin e diasporës shqiptare.



