KF Shkëndija ka konfirmuar kompletimin e stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me synime të qarta për sukses në skenën vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në garat europiane.
Besimi për të drejtuar ekipin i është dhënë ish-kapitenit tonë, Artim Pollozhani, i cili emërohet shef i stafit teknik të KF Shkëndija.
Bekim Osmani do të jetë ndihmës trajner i Pollozhanit, ndërsa stafi teknik përforcohet me asistentin dhe video-analistin, Kushtrim Voka. Saladin Mustafi vazhdon detyrën si trajner i portierëve, ndërsa Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të ekipit.
/GazetaBlic Sport


