Sporti

Trajneri i Spanjës: Kepi i Gjelbër ishin shumë të organizuar, u mbrojtën mirë

06/15/2026 20:22
nga:L J

Barazimi 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër ishte një rezultat që pak kush e kishte parashikuar para fillimit të ndeshjes.

Spanja, një nga favoritët për triumfin në Kupën e Botës, nuk arriti të gjejë golin përballë një kundërshtari që u mbrojt për 90 minuta.

Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, pranoi se skuadra e tij e pati shumë të vështirë të krijonte hapësira dhe vlerësoi paraqitjen e kundërshtarit.

“Kepi i Gjelbër ishte një skuadër shumë e organizuar. Ata luajtën me mbrojtje të ulët dhe u mbrojtën me 10 lojtarë. Kjo e bën shumë të vështirë krijimin e hapësirave.

Ndoshta duhet ta lëvizim topin më shumë për ta çorganizuar pak më tepër kundërshtarin. Patëm rastet tona dhe treguam vendosmëri. Ishte një ndeshje e vështirë, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/