Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit që lidhen me protestat që nisën kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se në to po vihet re një komponent që ai e cilësoi si “frymë fashiste”.
Sipas kreut të qeverisë kjo frymë fashiste duhet ndalur, duke mos u tërhequr përballë atyre që bullizojnë dhe kërcënojnë ata që kanë një opinion ndryshe.
Në podkastin e tij të fundjavës, kreu i qeverisë foli gjithashtu për prurje në protestë nga territore të tjera që s’kanë lidhje me Vlorën, si dhe për ndikimin që situata po ka në sektorin e turizmit, ku po anulohen rezervimet.
“Shënimet dua t’i nis me një reflektim parathënës lidhur me disa simptoma që më shqetësojnë, dhe duhet të shqetësojnë këto që është i interesuar që gjërat të shkojnë më mirë në Shqipëri, jo të shkojnë më keq. Besoj edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat të shkojnë më mirë, ndërkohë që pjesa dominonte s’është s’e s’duan që gjërat të shkojnë mirë, ashtu siç ata duan të shkojnë gjërat më e keqja vjen për Shqipërinë dhe këtu kam parasysh ato partitë e vogla që mbetën të vogla por që u bënë të vjetra, prurjet që vijnë nga territore të tjera, që s’e kuptoj çfarë lidhje kanë ata me këtë temë që ka të bëjë me Vlorën, dhe që vetëm në Vlorë s’ka shkaktuar protestë pasi masivisht e do zhvillimin, kjo është një pikëpyetje që s’dua t’i japë përgjigje. Dua të ndalem te një simptomë shumë problematike që po shtohet dita ditës anulimet e rezervimeve për sezonin nga turistët e huaj. Kam marrë shumë mesazhe, por s’mund të ndal ta përdor këtë, por s’mund të rri pa thënë që në Vlorë dhe Durrës ka patur protesta sensibilizuese të operatorëve turistikë. Në Vlorë kanë qenë rreth 95 për qind që i janë bashkuar protestës”, u shpreh Rama.
“Është një dëmtim për ekonominë lokale dhe kombëtare në tërësiNëse ka një axhendë protesta për të penguar Shqipërinë në të 4 anën, që të krijojë një frustrim që t’i bëjë njerëzit, po heqim këtë qeveri vetëm që të na lini rehat, kjo s’është axhendë e re, por s’ka për të funksionuar. Dëmi do jetë i madh dhe i panevojshëm. Një tjetër simptomë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë me keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, shumë i respektuar, shumë i preferuar, e kanë masakruar me sharje, me presione, me kërcënime, për të anuluar koncertin! Njerëzit që kanë opinion tjetër, marrin të shara dhe kërcënime. Ka një komponent fashist, një frymë fashiste, që s’ka nevojë për uniforma dhe armë. Fryma fashiste është ‘Shqipëria e shqiptarëve’, të tjerët s’janë të mirëseardhur. Është e patolerushme që një grup njerëzish t’i imponohet pjesës tjetër, që ose do mendosh si ynë, ose do të sakatoj, bullizoj, kërcënoj. Kjo është fashiste, skandaloze, dhe kjo duhet ndalur, duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj hajvanëve”, vijoi kryeministri.


