Brazili dhe Maroku e nisën me barazim rrugëtimin e tyre në Grupin C të Kupës së Botës 2026, pasi ndeshja mes dy kombëtareve përfundoi me rezultatin 1-1.
Përfaqësuesja e Marokut kaloi në avantazh me golin e Ismael Saibari. Brazili reagoi në vazhdim dhe arriti të rikthejë ekuilibrin falë golit të Vini Jr, i cili realizoi për 1-1.
Të dyja skuadrat krijuan raste për të gjetur golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke bërë që secila të marrë nga një pikë në ndeshjen hapëse të grupit.
Pas këtij takimi, Brazili dhe Maroku ndajnë vendin e parë në Grupin C me nga një pikë. Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Haiti dhe Skocia, të cilat luajnë ndeshjen e tyre të parë nga ora 03:00.
/GazetaBlic Sport


