Lajme

Pankarta, turmat e protestuesve dhe mbarëvajtja e tubimit- Protesta në Tiranë!

06/13/2026 22:29
nga:Y I

Gjithë grupmoshat sonte ndodhet në marshim dhe duke protestuar kundër qeverisës aktuale.

Teksa Ora News ka transmetuar pamje të protestuesve dhe fjalimeve, ja çfarë mund të ketë shpëtuar nga ‘syri’ i shumicës.

Duke nisur nga më e dukshmja, rinia shqiptarë “dominon” turmën në marshim dhe në fjalimet para Kryeministrisë.

Gjithashtu duhet theksuar se këto marshime janë paqësore dhe mbarëvajtja e tyre ka qenë e organizuar nga qytetarë, të cilët një pjesë e tyre kanë krijuar një “mburojë” në fillim të marshimit për të siguruar kujdesin e nevojshëm për të miturit e pranishëm.

Nga pamjet e siguruar për Ora News, mund të shohim pankarta të cilat ngrejnë vigjilencën e pjesëmarrjes së vogëlushëve në bulevard.

Nga ana tjetër, parrullat dhe flakadanët kanë qenë mënyra tjetër që protestuesit kanë komunikuar mesazhet e tyre ndaj qeverisë.