Një nga ndeshjet të shumëpritura të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 00:00, kur Brazili dhe Maroku do të përballen në kuadër të Grupit C.
Pesë herë kampionët e botës vijnë në këtë sfidë me synimin për ta nisur turneun me fitore dhe për të konfirmuar statusin e favoritit, ndërsa Maroku kërkon të vazhdojë paraqitjet mbresëlënëse që e kanë shndërruar në një nga kombëtaret më të respektuara të viteve të fundit.
Brazilianët mbështeten te cilësia dhe përvoja e yjeve të tyre, ndërsa marokenët synojnë të befasojnë edhe një herë në skenën më të madhe të futbollit botëror, ashtu siç bën në Botërorin e kaluar.
Ja formacionet zyrtare:
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Brazil XI in the World Cup vs. Morocco! 🇧🇷💫 pic.twitter.com/M2Q5n42uiE
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) June 13, 2026
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Morocco XI in the World Cup vs. Brazil! 🇲🇦💫 pic.twitter.com/dO2CYJGBMn
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) June 13, 2026
/GazetaBlic Sport/


