Lajme

Foniqi-Kabashi: ‘Marrëveshja e lidhur me Telekomin e ka dëmtuar RTK-në më shumë se sa e ka ndihmuar’

06/13/2026 15:19
nga:Y I

Ish-gazetarja e RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se marrëveshja e lidhur me Telekonin e ka dëmtuar RTK-në më shumë se sa e ka ndihmuar.

Foniqi-Kabashi ka potencuar se ‘Nëse Telekomi i merr të hyrat nga reklamat dhe të drejtat sportive, ndërsa RTK-ja vë në dispozicion stafin, marketingun dhe resurset e veta, atëherë ku është përfitimi i RTK-së, mbulimi i disa minutave program a?.

Ajo tha se ka disa pyetje që kërkojnë përgjigje të qarta.

“Kush e negocioi këtë marrëveshje?Cila është baza ligjore e saj?Me çfarë të drejte angazhohen punëtorët e RTK-së për punë që lidhen me një kompani tjetër?Pse 87% e të hyrave nga marketingu kanë përfunduar te Telekomi?Çfarë përfiton konkretisht RTK-ja nga kjo marrëveshje?” pyet gazetarja Foniqi-Kabashi.

Ajo ka potencuar se ‘RTK-ja financohet nga qytetarët e Kosovës për t’i shërbyer publikut, jo për t’u shndërruar në një sektor në funksion të një kompanie tjetër’.

Reagimi i plotë: