Sporti

Zija Merxhani drejt një aventure në Superligën e Kosovës?

06/13/2026 12:05
nga:L J

Futbollisti Zija Merxhani ka mbyllur së fundmi bashkëpunimin me klubin e Rabotniçkit nga Shkupi.

Anësori i majtë është ofertuar menjëherë dhe siç mëson ” GazetaBlic Sport” në edicionin e ardhshëm pritet të jetë pjesë e futbollit kosovar.

30 vjeçari ka qenë më parë pjesë e Shkëndisë së Tetovës duke fituar tre trofe dhe një tjetër me ekipin e Strugës.

Në vitin 2022 ka debutuar edhe me ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

Emri tij ka qenë vazhdimisht i lidhun me disa klube në Kosovë, por tani siç duket ka ardhur momenti.

/GazetaBlic Sport/