Lajme

Zbulohen 225 monedha të falsifikuara prej 2 eurosh në një bankë në Prishtinë

06/13/2026 10:36
nga:Sh R

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parave është raportuar në Prishtinë, ku një përfaqësues i një banke ka njoftuar policinë për një numër të konsiderueshëm monedhash që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë verifikimeve janë identifikuar gjithsej 225 monedha metalike prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar dhe rasti po trajtohet nga organet kompetente për hetime të mëtejshme.

“Ankuesi mashkull kosovar përfaqësuese i bankës, ka raportuar se janë identifikuar 225X2 monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat e dyshuara janë sekuestruar për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së.