Sporti

Bosnje dhe Hercegovina në epërsi pas 45 minutave të parë ndaj Kanadasë

06/12/2026 21:51
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Kupën e Botës mes Kanadasë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, me rezultatin 0-1 në favor të boshnjakëve.

Goli i vetëm i 45 minutave të para u shënua nga Jovo Lukic, i cili i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij në një ndeshje të luftuar.

Bosnja e Hercegovina arriti ta ruajë epërsinë deri në pushimin mes pjesëve, ndërsa Kanadaja pritet të reagojë në pjesën e dytë për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

/GazetaBlic Sport/