Lajme

Suhareka bëhet gati për ‘Karnavalin Golden Eagle’, dy netë spektakli me emrat më të njohur të muzikës shqiptare

06/12/2026 21:37
nga:Y I

Suhareka do të jetë qendra e argëtimit në fund të qershorit me organizimin e “Golden Eagle Carnival”, një ngjarje festive që pritet të mbledhë mijëra qytetarë dhe vizitorë nga mbarë Kosova.

Karnavali do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë më 26 dhe 27 qershor, duke sjellë një program të pasur me paradë karnavalesh, performanca artistike dhe festa muzikore deri në orët e para të mëngjesit.

Mbrëmja e parë, më 26 qershor, nis me parakalimin nëpër qytet nga ora 19:00 deri në 20:30, ndërsa festa vazhdon në skenën qendrore nga ora 21:00 deri në 00:30.

Publikun do ta argëtojnë DJ VIK Kraja, Ghetto Geasy dhe Tayna, duke premtuar një atmosferë elektrizuese.

Ndërkaq, nata e dytë e karnevalit, më 27 qershor, do të hapet me performancat e grupeve artistike nga ora 20:00 deri në 21:00.

Pas kësaj, do të zhvillohet Carnival Party, ku në skenë do të ngjiten NRG Band, DJ PM x DJ Dagz, Kida, Mozzik dhe Alban Skenderaj, duke e shndërruar Suharekën në një qendër të madhe të muzikës dhe festës.