Superkompjuteri i “Opta”-s ka parashikuar një avantazh për Kanadanë në përballjen ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në Kupën e Botës.
Sipas 10,000 simulimeve të kryera para ndeshjes, Kanadaja del fituese në 52.7% të rasteve, duke u pozicionuar si favorite për këtë duel, transmeton GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, Bosnja dhe Hercegovina ka arritur të triumfojë në vetëm 22.0% të simulimeve, ndërsa 25.3% e tyre kanë përfunduar në barazim.
Pavarësisht parashikimeve statistikore, ndeshja mbetet e hapur dhe çdo rezultat është i mundshëm në fushën e lojës.

/GazetaBlic Sport/


