Mesfushori i Ganës, Thomas Partey, nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 ndaj Panamasë në Toronto, pasi autoritetet kanadeze i kanë refuzuar vizën e hyrjes.
Sipas raportimeve, ish-lojtari i Arsenalit, aktualisht te Villarreal, është përballur me akuza ligjore në vitet e fundit, përfshirë disa akuza për përdhunim dhe sulm seksual, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.
Për shkak të vendimit, Partey do ta humbasë sfidën hapëse të Ganës, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës ndaj Anglisë dhe Kroacisë në Shtetet e Bashkuara.
FIFA konfirmoi se nuk ndërhyn në proceset e vizave, të cilat mbeten në kompetencë të vendeve pritëse të turneut.
/GazetaBlic Sport/


