Sporti

SHBA nis Botërorin në stadiumin më të shtrenjtë dhe më modern në botë

06/12/2026 18:35
nga:Mergim Rreci

SHBA do ta zhvillojë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës në stadiumin SoFi Stadium, i konsideruar si stadiumi më i shtrenjtë në botë.

Kostoja totale e ndërtimit të tij ka qenë rreth 5.5 miliardë dollarë, ndërsa kapaciteti bazë është 70,240 ulëse, i cili mund të zgjerohet deri në 100,000 ulëse për ngjarje të mëdha.

Stadiumi është projektuar në mënyrë që të jetë rezistent ndaj tërmeteve, duke marrë parasysh rrezikun sizmik në zonën e Kalifornisë.

Po ashtu, për të mos penguar linjat ajrore që i afrohen aeroportit të afërt Los Angeles International Airport (LAX), është instaluar një ekran gjigant Samsung me peshë rreth 2.2 milionë paund, i vendosur nga çatia dhe që shtrihet mbi fushë.

/GazetaBlic Sport/