Sporti

Julian Quinones, lojtari më i mirë i ndeshjes Meksikë-Afrika e Jugut

06/11/2026 23:41
nga:L J

Julian Quinones ishte figura kryesore e ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2026, duke u shpallur lojtari më i mirë i takimit në fitoren 2-0 të Meksikës ndaj Afrikës së Jugut.

Sulmuesi meksikan shënoi në minutën e nëntë golin e parë të këtij Botërori, duke hyrë në histori si autori i golit të parë të turneut.

Më pas, Raul Jiménez realizoi edhe golin e dytë për të vulosur triumfin e Meksikës, e cila e nisi me fitore rrugëtimin e saj në fazën e grupeve.

/GazetaBlic Sport