Lajme

Të shtëna me armë në Lipjan, plagoset një person

06/11/2026 22:57
nga:Genita C

Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, ka njoftuar ajo.