Lajme

Dhunimi në Prekaz: E mitura keqpërdoret seksualisht

06/11/2026 20:38
nga:Y I

Me veturë i shkoi tek shtëpia në Prekaz në 3:00 të mëngjesit.

Nga aty, 7 qershorin të këtij viti, një 25-vjeçar e merr vajzën e mitur dhe e çon në banesën e tij në Fushë Kosovë, ku dyshohet ta ketë dhunuar seksualisht.

Veprimin dyshohet se deshi ta përsëris tre ditë më vonë, por mesnatën e 10 qershorit, A.P i dështoi plani.

Kësaj radhe atë e kapi policia teksa në një taksi po priste 15-vjeçaren, e cila bashkë me babain e lajmëruan rastin tek stacioni në Skenderaj, të martën.

Ai u arrestua, pavarësisht se vajzën u mëusa se e ka të dashur.

Ndaj tij, organi i akuzës pritet të kërkojë masë sigurie.

Deri në vendimin tjetër, i njëjti do të jetë i ndaluar për 48-orë.